Moti i keq, rrufeja vret 24 persona në këtë shtet

Bota

Moti i keq, rrufeja vret 24 persona në këtë shtet

24 persona janë vrarë nga rrufeja dhe rreth 23 janë lënduar nga shirat në shtetin perëndimor të Indisë, Gujarat, gjatë dy ditëve të fundit, njoftojnë mediat e huaja.

 Gujarat u godit nga shirat e dendur të shoqëruar nga stuhi breshëri të dielën dhe sot, me disa zona që regjistruan 144 mm shi në 24 orë. Departamenti Meteorologjik i Indisë (IMD) ka parashikuar se shirat do të vazhdojnë në disa pjesë të shtetit edhe të hënën.

Gujarat është i njohur për fatkeqësitë e shumta natyrore. Në gusht 2020, 14 njerëz vdiqën në vetëm dy ditë për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve. Një vit më parë, në gusht 2019, 31 persona vdiqën si pasojë e përmbytjeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT