Moti i keq në Kanada, rreth 18 mijë njerëz të bllokuar nga rrëshqitjet e dherave

Bota

Moti i keq në Kanada, rreth 18 mijë njerëz të bllokuar nga

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut në Kanada kanë bërë që rreth 18 mijë njerëz  të qëndrojnë të bllokuar në banesat e tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se situata alarmante është në British Columbia, ku shumë dyqane tashmë janë boshatisur dhe qytetarët kanë nevojë për ushqim.

Ndërkaq deri më tani për shkak të përmbytjeve ka humbur jetën një person në fshatin Pemberton, ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të humbur dhe dyshohet se mund të kemi një numër më të lartë viktimash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë që kryeministri i provincës, John Horgan, shpalli dje gjendjen e jashtëzakonshme duke folur për një “katastrofë të tmerrshme, të tmerrshme”./abcnews

ME TE LEXUARAT