Moti i keq godet Italinë, mbyllen shkollat

Bota

Moti i keq godet Italinë, mbyllen shkollat

Moti i keq po shkakton përmbytje kolosale në Siçili. Sipas mediave italiane, autoritetet kanë shpallur “alarmin e kuq” pasi situata pritet që të përkeqësohet në ditët në vijim.

Shkollat ​​në shumë qytete janë mbyllur si masë paraprake për ditën e nesërme.

Gjatë ditës së sotme reshjet e shiu nuk kanë ndaluar dhe si pasojë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

Pantelleria, në zonën e Trapanese, është goditur gjithashtu nga stuhia e fortë, me shi dhe erë, e cila ka shndërruar rrugët e rretheve në lumenj, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

Kujtojmë se kjo zonë ishte goditur më 11 shtator nga një stuhi e fortë duke shkaktuar 2 vdekje dhe 9 të plagosur.

ME TE LEXUARAT