Moti ekstrem në SHBA, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Bota

Moti ekstrem në SHBA, Kalifornia shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Temperaturat e larta ekstreme, të cilat u shfaqën që nga fillimi i javës në shtetet perëndimore të SHBA-së, vazhdojnë të ndikojë negativisht në jetën e banorëve të kësaj pjese. Ndërsa Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i SHBA-së paralajmëron për rrezikun e vdekjes për shkak të nxehtësisë ekstreme, e cila preku 50 milionë njerëz në perëndim dhe jug të vendit, Kalifornia, një nga vendet më të prekura nga nxehtësia, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Neësom deklaroi se temperaturat mesatare të ajrit janë rreth 43 gradë Celsius. Shkencëtari i klimës Park Ëilliams i Universitetit të Kalifornisë ka paralajmëruar për thatësira në rajon. Në parkun kombëtar, të njohur si “Lugina e Vdekur”, vendi më i ngrohtë në vend, janë regjistruar rritje të temperaturës në mbi 54 gradë Celsius.

Përveç Kalifornisë, janë lëshuar paralajmërime se temperaturat çdo ditë arrijnë nivele rekord në shtetet fqinje si Arizona, Utah, Montana dhe Idaho, dhe se temperaturat e larta ekstreme do të jenë të rrezikshme gjatë fundjavës.//AA

ME TE LEXUARAT