Moska e gatshme të përgjigjet nëse NATO vendos armë pranë kufijve të saj

Bota

Moska e gatshme të përgjigjet nëse NATO vendos armë

Rusia ka paralajmëruar se oferta e shumëpritur e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n do të çonte në “militarizimin” e rajonit dhe se Moska do të përgjigjet nëse NATO do të vendoste armë bërthamore pranë kufijve të saj.

Zëvendësministri i Jashtëm Alexander Grushko tha se Rusia e di se NATO dëshiron të militarizojë gjithçka që mundet.

Një gazetar i një gazete ruse tha se Grushko është shprehur gjithashtu se zgjerimi i NATO-s do të shkaktijë një reagim politik nga Rusia, që do të bazohet në një analizë të plotë të situatës.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Suedia dhe Finlanda pritet të marrin pjesë në një takim të NATO-s sot si të ftuar, me vendimin e tyre nëse do të aplikojnë që pritet në ditët e ardhshme .

Media britanike DailyMail ka publikuar ditën e sotme detaje nga disa dokumete të nivelit të lartë të Kremlinit.

Sipas tyre, Rusia planifikoi dëbimin me forcë të deri në dy milionë ukrainas përpara se të fillonte luftën pushtuese në Ukrainë.

Gazeta zbuloi se si u krijuan 1310 qendra tranziti për të trajtuar ukrainasit e kapur në një lëvizje që është krahasuar me dëbimet masive të ditëve më të errëta të Bashkimit Sovjetik.

Si pjesë e kësaj politike rrëqethëse, rreth 1.2 milionë ukrainas janë dërguar tashmë në Rusi, disa kanë kaluar më shumë se 5000 milje në fshatra të largëta në Siberi, afër kufirit të Koresë së Veriut apo edhe në një ishull rus në Paqësor afër Japonisë.

Objektet e tranzitit dhe evakuimet e detyruara në pjesë të largëta të Rusisë janë të lidhura me një sistem të pamëshirshëm të të ashtuquajturave ‘kampe filtrimi’ të ngritura në terrenin e pushtuar ukrainas për të kapur ata që konsiderohen armiq të shtetit të tyre dhe për të futur të tjerët në vend.

ME TE LEXUARAT