Mitsotakis: Erdogan gabohet nëse mendon se nuk do ta mbroj sovranitetin grek

Bota

Mitsotakis: Erdogan gabohet nëse mendon se nuk do ta mbroj sovranitetin

Kryeministri Grek, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan, pas deklaratave të këtij të fundit.

Mitsotakis ka theksuar Greqia dëshiron t’i mbajë të hapura dyert e komunikimit me fqinjët, por presidenti turk thotë ai, gabon nëse mendon se nuk do ta do ta mbrojë sovranitetin e vendit.

“Ne jemi fqinjë me Turqinë, do të na duhet gjithmonë të flasim dhe t’i mbajmë të hapura mënyrat e komunikimit. Ne nuk do të ndërpresim komunikimin me fqinjët tanë”, ka thënë ai, duke shtuar:

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Nëse presidenti Erdogan mendon se nuk do të mbroj sovranitetin e Greqisë dhe të drejtat tona sovrane, ose nuk do ta ‘ndërkombëtarizoj’ se Turqia po sillet si një fuqi revizioniste, ai ka përshtypjen e gabuar”.

Gjithashtu i pyetur për fluturimet  e avionëve luftarakë turq mbi ishujt grekë, ai tha se e konsideron këtë veprim si të paprecedentë dhe të papranueshëm.

“Unë do ta trajtoj këtë çështje me vëmendje sa herë që të më jepet mundësia, deri sa Turqia të ndryshojë sjelljen e saj”, theksoi Mitsotakis. 

ME TE LEXUARAT