Ministri rus dhe ai amerikan zhvillojnë bisedën e parë mbi konfliktin, zbardhet kërkesa urgjente e SHBA-së

Bota

Ministri rus dhe ai amerikan zhvillojnë bisedën e parë mbi

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoygu dhe homologu i tij amerikan Lloyd Austin kanë zhvilluar ditën e sotme bisedën e parë që pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Pentagoni, Austin kërkoi një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Ai theksoi rëndësinë e mbajtjes së urave të komunikimit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Të mërkurën, Austin zhvilloi bisedime me Ministrin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace.

Në një deklaratë, Wallace tha se të dy udhëheqësit u zotuan “të vazhdojnë të punojnë me unitet dhe vendosmëri .

Kjo, për t’i ofruar Ukrainës atë që i nevojitet për të mbrojtur veten kundër pushtimit rus”.

 

 

ME TE LEXUARAT