Michael Carpenter: Europa në prag të luftës

Bota

Michael Carpenter: Europa në prag të luftës

Perëndimi duhet të përgatitet për mundësinë që mund të ketë një përshkallëzim të tensioneve me Moskën, tha i dërguari i SHBA në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) pas bisedimeve me Rusinë në Vjenë të enjten, duke paralajmëruar se “daullja e luftës po tingëllon me zë të lartë”.

Michael Carpenter tha se grumbullimi i 100.000 trupave, armatimit të avancuar, sistemeve artilerike, sistemeve elektronike të luftimit dhe municionit nga Rusia afër kufirit të saj me Ukrainën “shtron shumë pyetje për atë se cilat janë qëllimet e Rusisë”.

“Duhet ta marrim këtë shumë seriozisht. Duhet të përgatitemi për mundësinë se mund të ketë një eskalim”, tha ai, duke shtuar se Uashingtoni parapëlqen rrugën e dialogut dhe shtensionimit, raporton Reuters.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Fuqitë perëndimore dhe Rusia këtë javë kanë zhvilluar tri runde të bisedimeve diplomatike për uljen e tensioneve.

Të hënën, SHBA dhe Rusia zhvilluan bisedime në Gjenevë të Zvicrës. Të mërkurën, në Bruksel u zhvilluan bisedime mes NATO-s dhe Rusisë. Të enjten, OSBE-ja zhvilloi bisedime me Rusinë në Vjenë të Austrisë.abcnews

ME TE LEXUARAT