‘Çmendet’ moti/ Breshëri i madhë shkatërron të mbjellat dhe automjetet

Bota

‘Çmendet’ moti/ Breshëri i madhë shkatërron

Kroacia është goditur ditën e sotme nga një stuhi e fortë breshëri e cila ka shkaktuar edhe shumë dëme.

Dëmi ende nuk mund llogaritet, por sipas dëshmive të banorëve të përcjella nga Index, në zonat që janë përfshirë nga breshëri, dëmi në të mbjellat është shumë i madh dhe përveç të mbjellave janë dëmtuar edhe disa xhama, kryesisht të automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 17:00, ndërsa madhësia e breshrit ka qenë afërsisht sa e një kokrre arre dhe për një kohë të shkurtër mbuluan lëndinat dhe rrugët.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Meteoalarm lëshoi një paralajmërim portokalli për Slloveninë dhe Kroacinë qendrore për shkak të stuhive të mundshme të forta dhe erës.

“Sot pritet një stuhi në zonën tuaj. Për të mbrojtur pajisjet tuaja, ju rekomandojmë të shkëputni telefonin dhe mjetet elektronike nga prizat”, thanë ata.

ME TE LEXUARAT