Melania Trump “thyen” traditën, refuzon ftesën e Jill Biden për tu takuar në Shtëpinë e Bardhë
Melania Trump, “Zonja e parë” ka thyer traditën duke refuzuar ftesën e Jill Biden që të takohen të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë.
Disa muaj më parë, Melania ishte në qendër të vëmendjes politike për shkak të publikimit të librit të saj me kujtime me titull “Melania”.
Melania Trump “thyen” traditën, refuzon ftesën e Jill
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Edhe pse ajo ende i shmangej bashkimit në tubimet e Donald Trump në fushatën elektorale, një Melania e qeshur u shfaq në krah të presidentit të zgjedhur teksa ai fitoi natën e zgjedhjeve.
Por duket se ajo nuk dëshiron të angazhohet në botën politike. Melania Trump ka deklaruar se ka një agjendë të ngjeshur, por arsyeja e vërtetë thuhet se është kontrolli i FBI-së në shtëpinë e çiftit Trump.
“Ajo nuk do të shkojë.Burri i Jill Biden autorizoi FBI-në të spiunonte sirtarin e saj të të brendshmeve. Bidenët janë të neveritshëm”, tha burimi.
“Jill Biden nuk është dikush që Melania duhet të takojë”, shtoi më tej burimi.