“Më kërcënuan se…”/ Shqiptari kapet në fermë kanabisi, dënohet me burg (Emri)

Bota

“Më kërcënuan se…”/ Shqiptari kapet në

Shqiptari Flamur Dedja është dënuar me 1 vit burg në Britani, pasi është kapur duke punuar si ‘kopshtar’ në një ‘fermë’ kanabisi.

Dedja ka shkuar në Britani në rrugë ilegale dhe ka shpenzuar 10 mijë paund për transport. Sapo mbërriti në Britani, ai u punësua si piktor dhe dekorues, por për shkak se nuk shlyente dot borxhin prej 10 mijë paundësh, u detyra të punonte si ‘kopshtar’ në një fermë kanabisi.

Gatë kontrollit policor, u gjetën dhe u sekuestruan 71 bimë të ndara në tre dhoma, të vlerësuar me 39 mijë euro.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë seancës gjyqësore, 31-vjeçari tha se lejohej të dilte nga prona çdo dy javë për të blerë ushqim dhe i jepeshin 100 paund çdo tre muaj.  Ai tha se banda kriminale i hoqi pasaportën, dhe se e kërcënonin se do të dëmtonte familjen e tij në Shqipëri nëse ai nuk do të bashkëpunonte.

 

ME TE LEXUARAT