"Më kërcënuan...", ruante "shtëpinë e barit" në Angli, arrestohet 33-vjeçari shqiptar

Bota

"Më kërcënuan...", ruante "shtëpinë e

Autoritetet britanike kanë dënuar me dy vite burg një shtetas shqiptar, i cili u kap pak kohë më parë duke u kujdesur për rritjen dhe kultivimin e bimëve narkotike.

Sipas mediave në Angli, bëhet fjalë për Malbor Luzin, i cili u arrestua në 20 tetor të këtij viti në Leeds.

Sipas gjykatës, shqiptari u kap në një shtëpi, në dhomat e të cilës u gjetën 489 bimë narkotike dhe vlera e tyre shkonte deri në 268,950 paund.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Shtëpia ishte e pajisur me mjete të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje të lëndës narkotike.

Në momentin e arrestimit, shqiptarit iu gjet një celular, para, një kartë pankare si dhe një kartë identiteti.

33-vjeçari, pa adresë fikse, u intervistua dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët. Luzi tha gjithashtu se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve.

ME TE LEXUARAT