Makthi i Vaut të Dejës, shkatërrohet grupi i ‘skifterëve’, 3 në pranga, 2 në kërkim

Aktualitet

Makthi i Vaut të Dejës, shkatërrohet grupi i

Tre persona janë arrestuar në Vaun e Dejës, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë djegur 4 makina dhe vjedhur 6 banesa.

Blutë bëjnë me dije se 3 të arrestuarit i përkasin një grupi kriminal të përbërë prej 5 personash, dy prej të cilëve janë në kërkim. Në pranga kanë rënë Rasim Gorrilla, 24 vjeç, Gerisjan Duli, 24 vjeç dhe Fatjon Jubani 34 vjeç, ndërkohë në kërkim janë shpallur shtetasit A. N., 24 vjeç dhe K. D., 24 vjeç.

“Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit R. G., 24 vjeç dhe G. D., 24 vjeç, të dy me detyrë ushtarë në Repartin e Këmbësorëve, banues në Vaun e Dejës, si dhe shtetasi F. J., 34 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. N., 24 vjeç dhe K. D., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga hetimet rezuloi se këta shtetas, të organizuar si grup, dyshohet se kanë kryer këto ngjarje kriminale:
-më datë 18.11.2022, kanë djegur 3 automjete, në një servis automjetesh, ndërsa më datë 10.01.2023, kanë djegur 1 automjet, në fshatin Kaçë;
-gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet që dyshohet se është përdorur nga këta shtetas, për të shkuar në vendngjarjet.

Vijon intensivisht puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, po kryhen hetime për të zbardhur dhe provuar ligjërisht ngjarje të tjera kriminale kundër pronës dhe pasurisë, që mund të kenë kryer këta shtetas”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT