Macron bën deklaratën e fortë: Ambasadori francez po mbahet peng në Niger

Bota

Macron bën deklaratën e fortë: Ambasadori francez po mbahet peng

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se ambasadori i Francës në Niger dhe diplomatë të tjerë francezë “po mbahen peng në ambasadën franceze”.

Duke folur në një konferencë gjatë një vizite në rajonin e Cote D’Or të premten, Macron tha se “iu ndalua dërgimi i ushqimit” në ambasadën në Niamey dhe se ambasadori po ushqehej me “racione ushtarake”, shkruan CNN.

“Ambasadori Sylvain Itte nuk mund të dalë ai është person non-grata dhe atij i refuzohet ushqimi”, tha Macron.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pasi mori kontrollin e vendit të Afrikës Perëndimore në muajin korrik, junta ushtarake urdhëroi ambasadorin Itte të largohej nga Nigeri. Më vonë ia hoqën vizën dhe udhëzuan policinë që ta dëbonte.

 

Por diplomati mbeti në vend, sipas presidencës franceze, derisa autoritetet franceze përsëritën që nuk e njohin autoritetin e juntës.

I pyetur nëse do të punonte për kthimin e ambasadorit në Francë, Macron theksoi autoritetin e presidentit të rrëzuar të Nigerit, Mohamed Bazoum: Unë do të bëj gjithçka për të cilën biem dakord me Presidentin Bazoum, sepse ai është autoriteti legjitim dhe flas me të çdo ditë.

 

ME TE LEXUARAT