Luftë mes bandash në Meksikë, shkëmbehet zjarr brenda një lokali, 10 të vdekur
Të paktën 10 persona raportohet se janë vrarë dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një lokal në Meksikë.
Mediat raportojnë se persona të armatosur u futën në një lokal në qytetin Queretaro dhe hapën zjarr duke vrarë 10 persona.
“Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje dhe konfirmuan se të paktën katër persona të armatosur me armë kishin mbërritur me një kamionçinë”, tha kreu i departamentit të sigurisë publike të Queretaro, Juan Luis Ferrusca.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Një i dyshuar u arrestua dhe automjeti i përdorur në sulm u gjet i braktisur dhe i djegur, tha Ferrusca.
Queretaro konsiderohet si një nga qytetet më të sigurta në Meksikë, ku dhuna e lidhur me trafikun e drogës dhe bandave, ka parë më shumë se 450,000 njerëz të vrarë që nga viti 2006.