Lufta në Ukrainë, Erdogan paralajmëron një tjetër Çernobil

Bota

Lufta në Ukrainë, Erdogan paralajmëron një tjetër

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se bota nuk dëshiron një tjetër Çernobil, duke paralajmëruar për mundësinë e një aksidenti bërthamor në Zaporizhzhia nëse konflikti vazhdon.

Ai ka folur në një konferencë shtypi në Lviv, pas bisedimeve me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shefin e OKB-së Antonio Guterres.

Erdogan thotë se diskutuan gjithashtu mënyrat për t’i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, raporton BBC.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai u shpreh se ata diskutuan shkëmbimin e robërve të luftës midis Ukrainës dhe Rusisë dhe se më vonë do ta ngrinte këtë çështje me presidentin rus Vladimir Putin.

Turqia kohët e fundit ka vepruar si ndërmjetëse midis dy vendeve, duke përfshirë çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit nga portet e Ukrainës.

 

ME TE LEXUARAT