Lopët “pushtojnë” autostradën më të madhe në Greqi, përmbyset kamioni plot me kafshë

Bota

Lopët “pushtojnë” autostradën më të madhe

Një kamion i ngarkuar me lopë ka devijuar dhe është përmbysur pasditen e sotme në Greqi.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30 në autostradën “Egnatia Odo”, e cila cilësohet si autostrada më e madhe e vendit.

Për pasojë autoritet greke kanë mbyllur autostradën për arsye sigurie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qarkullimi në autostradë është ndërprerë dhe në vendngjarje ndodhen policët dhe punonjësit e Egnatia SA.

Rruga do të hapet menjëherë pasi të pastrohet nga mbetjet e kamionit dhe kafshët. Për fat të mirë, shoferi i kamionit ka marrë lëndime të lehta.

 

ME TE LEXUARAT