Ligj i ri për lejet e qëndrimit në Gjermani, cfarë ndryshon

Bota

Ligj i ri për lejet e qëndrimit në Gjermani, cfarë ndryshon

Bundestagu gjerman miratoi sot ndryshimet e Ligjit mbi migracionin, me të cilat u ofrohet shans azilkërkuesve që jetojnë 5 vjet e më tepër në Gjermani si dhe punëtorëve me kualifikime për të marrë një leje të përhershme qëndrimi.

Për ndryshimet e këtij ligji votuan 371 deputetë të Bundestagut, 226 ishin kundër, kurse 57 deputetë abstenuan.

Sipas ndryshimeve të miratuara, e drejta e qëndrimit duhet të ofrojë perspektivë për të huajt e integruar mirë që jetojnë në Gjermani prej disa vitesh pa status të sigurt.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga lehtësimet e ofruara përjashtohen kriminelët dhe njerëzit që fshehin identitetin e tyre për të shmangur dëbimin.

Azilkërkuesit do të përfitojnë nga këto ndryshime, sepse do të kenë në dispozicon një vit që të gjejnë një vend pune dhe të dëshmojnë disa kushte tjera që duhet të plotësohen për të fituar të drejtën e qëndrimit të përhershëm.

Per te gjithe ata qe jane nën moshën 27 vjeç tashmë mund të aplikojnë për një rrugë për qëndrim të përhershëm në Gjermani pasi kanë jetuar në vend për tre vjet.

“Ne duam që njerëzit që janë të integruar mirë të kenë mundësi të mira në vendin tonë,” u tha gazetarëve Ministrja e Brendshme Nancy Faeser. “Në këtë mënyrë, ne gjithashtu i japim fund burokracisë dhe pasigurisë për njerëzit që tashmë janë bërë pjesë e shoqërisë sonë”.

Rregullorja e re e migracionit gjithashtu do ta bëjë më të lehtë për azilkërkuesit të mësojnë gjermanisht – pasi deri më tani vetëm ata me një shans realist për të marrë azil në vend ishin të pranueshëm për klasat e gjuhës .

Për punëtorët e kualifikuar, si specialistë të teknologjisë së informacionit dhe të tjerë që mbajnë profesione që nevojiten dëshpërimisht në Gjermani, rregullorja e re do të lejojë që ata të mund të lëvizin menjëherë në Gjermani së bashku me familjet e tyre, gjë që nuk ishte e mundur më parë. 

Anëtarët e familjes nuk kanë nevojë të kenë ndonjë aftësi gjuhësore përpara se të transferohen në vend.

ME TE LEXUARAT