Libri i ri i historisë ruse, kritikët: Është propagandë dhe përgatitje për luftë
Ndërsa shkollat në Rusi dhe në pjesët e Ukrainës të uzurpuara nga Rusia po përgatiten për ta nisur vitin e ri shkollor më 1 shtator, rreth 650.000 kopje të një libri të ri të historisë për nxënësit e klasës së XI – vitit të fundit të shkollës së mesme – po shpërndahen.
“Pjesa për periudhën kohore nga vitet ’70 deri në vitet 2000 është ripërpunuar plotësisht”, tha Vladimir Medinsky, një ndihmës nacionalist i presidentit Vladimir Putin, i cili ka shërbyer si ministër i Kulturës nga viti 2012 deri në vitin 2020, si dhe është njëri nga autorët kryesorë të tekstit të ri shkollor, gjatë një prezantimi më 8 gusht.
Ai theksoi se “një pjesë është shtuar për ta mbuluar periudhën nga viti 2014 deri më sot” – periudhë, me fjalë të tjera, qëkur Rusia e mori në kontroll jashtëligjshëm Krimenë dhe e nisi një luftë në Donbas që u zëvendësua, në shkurt 2022, nga pushtimi i Ukrainës në shkallë të gjerë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ka shumë mikrohistori dhe fakte interesante. Shumë ilustrime të reja… dhe, natyrisht, është edhe një kapitull i ndarë kushtuar ‘operacionit të veçantë ushtarak’”, tha ai, duke e përdorur eufemizmin e Kremlinit – i futur në ligjin rus – për pushtimin dhe luftën që po vazhdon edhe 18 muaj pas.
Kritikët thonë se teksti i ri shkollor ka shumë pak të bëjë me historinë, por është më shumë rikthim i praktikave të stilit sovjetik për arsimimin ideologjik të të rinjve, të cilët shumë shpejt mund të thirren në ushtri