Letër FBI-së, zgjerohet hetimi në SHBA për skandalin MC Gonigal

Bota

Letër FBI-së, zgjerohet hetimi në SHBA për skandalin MC

Zgjerohet ne SHBA hetimi per cështjen “McGonigal” e cila ka tronditur SHBA si rasti i parë i njohur i një zyrtari të lartë të FBI të implikuar në afera korruptive, duket se ka mbërritur në Kongres.

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal.

Në kërkesë përfshihet informacion në lidhje me punën e tij apo veprime të ndërmarra që vënë në rrezik sigurinë kombëtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, duke përfshirë, por jo duke u ndalur vetëm tek historiku i punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to.

Të gjitha dokumentet dhe komunikimet referuar ose të lidhura me veprime të marra ose të planifikuara të merren për të vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Lutemi që informacioni të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 16 shkurt.

Rasti i ish agjentit te FBI po komentohet gjeresisht edhe ne Shqiperi per shkak te takimeve te MC Gonigal me kryeministrin Edi Rama ne pranine e disa shqiptaro-amerikaneve te tjere te cilet thuhet se i kane ofruar agjentit te FBI pagesa te ndryshme. 

ME TE LEXUARAT