Lavrov: Perëndimi i ka shpallur “luftë hibride” Rusisë

Bota

Lavrov: Perëndimi i ka shpallur “luftë hibride”

Situata mes Perëndimit dhe Rusisë vazhdon të jetë e tensionuar. Pas dëshirës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, tensionet mes vendeve janë rritur edhe më shume.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka pohuar se Perëndimi i ka shpallur “luftë hibride” Rusisë. Lavrov tha gjithashtu se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë konflikti me Perëndimin.

Ai përsëriti faktin se përpjekjet për të izoluar Rusinë nuk do të ngelen pa u ndëshkuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një aleat i Vladimir Putin ka kërcënuar Britaninë se do të lëshonte një armë bërthamore në Britani, duke pretenduar se do të duheshin vetëm tre minuta për ta bërë një gjë të tillë.


Finlanda, e cila është gati të bashkohet me NATO -n, do të zhduket brenda dhjetë sekondave, u mburr zëvendëskryetari i komitetit të mbrojtjes të Dumës, , Aleksey Zhuravlyov.


Kërcënimet e egra të Zhuravlyov sinjalizojnë zhgënjime në pushtimin e Ukrainës nga Putin, dhe zemërim ndaj ofertës së Finlandës për t’u bashkuar në NATO.

“Nëse Finlanda dëshiron t’i bashkohet këtij blloku, atëherë qëllimi ynë është absolutisht legjitim, të vëmë në dyshim ekzistencën e këtij shteti. Kjo është logjike. Nëse Shtetet e Bashkuara kërcënojnë shtetin tonë, është mirë: këtu është raketa Sarmat [Satan-2] për ju dhe do të ktheheni në hi bërthamor nëse mendoni se Rusia nuk duhet të ekzistojë. Finlandezët në përgjithësi duhet t’i jenë mirënjohës Rusisë për shtetësinë e tyre, për faktin që Finlanda ekziston si një vend”, tha Zhuravlyov.

ME TE LEXUARAT