Largimi i rusëve tërbon Putin/ Burrave u jepet thirrja vetëm 4 orë para, gratë u thyejnë këmbët që të mos largohen

Bota

Largimi i rusëve tërbon Putin/ Burrave u jepet thirrja vetëm 4

Burrave të thirrur për të luftuar pas mobilizimit ushtarak të Rusisë iu është dhënë një paralajmërim prej vetëm katër orësh, pasi gratë e tyre kanë kërcënuar se do t’i thyejnë kockat në mënyrë që të mos kenë mundësi të largohen.

Ndërkohë, dhjetëra mijëra qytetarë janë përpjekur të largohen nga vendi për të shmangur dërgimin në vijën e parë të frontit, me radhë në kufijtë me Finlandën, Gjeorgjinë dhe Mongolinë.

Radhët u krijuan në aeroportet e vendit dhe u filtruan për të kontrolluar nëse ata që tentonin të largoheshin ishin të aftë për të luftuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ata që konsiderohen të aftë fizikisht janë bllokuar të largohen edhe nëse kishin bileta ose viza për të udhëtuar drejt një vendi tjetër.

Gratë nga ana tjetër janë lejuar të largohen sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria e Putinit.

Protestat e reja janë planifikuar nga kundërshtarët e mobilizimit të Putinit, pavarësisht se 1386 demonstrues kundër luftës u arrestuan në 38 qytete vetëm mbrëmë.

ME TE LEXUARAT