Lajm i mirë për shqiptarët, Gjermanisë i duhen 400 mijë punëtorë në vit
Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, duke u bazuar tek të dhënat e Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, ka deklaruar se Gjermanisë i duhen 400 mijë punonjës në vit, mësues, punonjës socialë dhe infermierë.
Drejtuesja shprehet se kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.
Ndërkohë ajo dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin, për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nahles tha për gazetën gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung’, se nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore, duke theksuar se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar.
Për drejtuesen e agjencisë federale të punës në Gjermani, problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.
Ndërkohë sipas ekspertëve, Gjermanisë i mungojnë qindra mijëra punëtorë dhe kjo për shkak të ndryshimit demografik, teksa vlen të theksohet se në shtetin gjerman ka mungesë të theksuar në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor.