Lajm i mirë për shqiptarët e Greqisë/ Nga 1 prilli paga minimale do të jetë 780 euro

Bota

Lajm i mirë për shqiptarët e Greqisë/ Nga 1 prilli paga

Nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të vendoset në 780 euro bruto.

Këtë e bëri të ditur kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Paga minimale mujore në Greqi aktualisht është 713 euro bruto, ndërsa paga e re, korrespondon me një rritje prej 9.4 për qind.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë në Greqi të ardhurat neto do të jenë 667€ neto ose 67€ bruto dhe 53€ neto mujore, ndërsa paga do të jepet tek 585,000 punëtorë nga 2,500,000 punëtorë të regjistruar.

Ndërkohë kontributi i punëdhënësve do të rritet në 80 euro në muaj.

Rritja është në kufirin maksimal të mundësive të vendit dhe kujtoi se paga në vitin 2019 ishte 650 euro, teksa shihet si një përpjekje tjetër e qeverisë konservatore për të fituar mbështetës, pasi Demokracia e Re në pushtet është nën kritika për tragjedinë e përplasjes së trenave.

ME TE LEXUARAT