Kutia e zezë nxjerr detaje shokuese mbi fatin e avionit ku humbën jetën 133 persona
Më 21 mars, bota e shokuar nga luftimet e përgjakshme në Ukrainë nuk i dhanë rëndësinë e duhur rënies së një avioni Boeing 737 të kompanisë kineze China Eastern në kodrat e qytetit Wuzhou, në Kinën lindore.
Sipas autoriteteve kineze, në aksidentin ajror humbën jetën 133 persona.
Por disa detaje, duke filluar nga trajektorja e mjetit fluturues, nuk bindën totalisht hetuesit e tragjedisë. Sot, ekzaminimi paraprak i kutisë së zezë të mjetit shton këto dyshime.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Boeing, sipas këtyre vrojtimeve, ka rënë në mënyrë të vullnetshme, nga dora e njeriut, si vlerësim i një personi që në atë moment ndodhej në kabinë.
Ajo që ende nuk dihet është nëse ai person është vetë një nga pilotët, ose një person i tretë.
Përfundimet shokuese dolën ditën e sotme si ekskluzivë e gazetës amerikane Wall Street Journal.Një dinamikë e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të GermanWings në 2015, për shkak të vendimit për vetëvrasje të pilotit Andreas Lubitz
Avioni po fluturonte me shpejtësi të lartë në momentin e aksidentit, dhe ka ndërruar trajektore menjëherë dhe pa asnjë arsyeje racionale, pa kërkuar asnjë ndihmë kullës së vrojtimit.
Madje kur pikërisht kulla kishte kërkuar shpjegime për manovrat e rrezikshme, asnjë nga pilotet është përgjigjur, një dinamikë kjo e përafërt me aksidentin e fluturimit 9525 të GermanWings në 2015, i nisur nga Barcelona për në Dusseldorf.
Atëherë, 150 persona ndërruan jetë në afërsi të Nicës, për shkak të vendimit të ndihmës pilotit Andreas Lubitz, që priti daljen e përkohshme të pilot për të mbyllur kabinën, duke vënë në skenë një vetëvrasje të planifikuar që u shndërrua në një nga tragjeditë e mëdha të aviacionit europian.