Ku janë përqendruar forcat pushtuese? Publikohet harta që i nxjerr rusët zbuluar
Edhe pse Rusia nuk ka pushtuar qytetet e mëdha, forcat ruse kanë marrë në kontroll qytetet e vogla dhe kanë rrethuar rajonet më të mëdha. Përparimet e forcave ruse kanë qenë shpesh të mundimshme dhe të kushtueshme.
Në disa zona, forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat pushtuese dhe kanë ndërprerë linjat e furnizimit.
Së fundmi është publikuar një hartë në të cilën shihet lëvizja e trupave rusë.
A heatmap of phones connected to the Russian mobile network in Ukraine shows an approximate representation of where Russian troop concentrations are in the country.
— Nathan Ruser (@Nrg8000) May 12, 2022
h/t @DefMon3 https://t.co/lFaVLOUxN7 pic.twitter.com/xmrb693Sfs
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Telefonat e ushtarëve ukrainas janë të lidhur me rrjetin e internetit rus në Ukrainë, duke treguar përafërisht se ku janë përqëndruar trupat rusë.
Finlanda do të paraqesë një kërkesë për tu bashkuar me Aleancën Ushtarake të NATO-s, tha ditën e sotme presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten e 12 majit, sipas The Guardian.
Ndërkohë një hap i tillë nuk është pritur mirë nga Kremlini, i cili tha se anëtarësimi i Finlandës për anëtarësimin në NATO nuk do të ndihmojë në stabilitetin dhe sigurinë në Europë.
Duke iu përgjigjur njoftimit të mëparshëm të fqinjit të saj për synimin e saj për të aplikuar për anëtarësimin në NATO, Kremlini tha gjithashtu se Rusia “është e gatshme të kundërpërgjigjet për çdo palë që përpiqet të përfshihet në luftën në Ukrainë dhe të pengojë operacionin ushtarak special”.