Kryeministri holandez: Putini nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me një të rënë të lapsit

Bota

Kryeministri holandez: Putini nuk mund t’i ndryshojë kufijtë me

Kryeministri holandez Mark Rutte u është bashkuar vendeve të tjera perëndimore dhe të BE-së duke deklaruar se Holanda nuk do t’i njohë kurrë rajonet e aneksuara të Ukrainës si pjesë e Rusisë.

Duke folur në programin e lajmeve RTL Nieuës, Rutte tha se ata kurrë nuk do të pranojnë pushtimin e Donetsk, Luhansk, Kherson apo Zaporizhzhia “ashtu si aneksimi i Krimesë”.

“Bota nuk do të pranojë që Putini të shtyjë kufijtë e njohur me një të rënë lapsit”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rutte shtoi se Perëndimi do të “vazhdojë të ushtrojë presion mbi Rusinë në çdo mënyrë të mundshme” për të ndalur “makinerinë e luftës” të presidentit rus.

Ai theksoi vendosmërinë mbi mbështetjen e tij për paketën e sanksioneve të BE-së për të cilën po punohet aktualisht.

ME TE LEXUARAT