Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike disa orë pasi përfundoi vizita e Bidenit në Azi

Bota

Koreja e Veriut lëshon tri raketa balistike disa orë pasi

Koreja e Veriut lëshoi ​​tri raketa balistike drejt lindjes, vetëm disa orw pasi përfundoi vizita e presidentit amerikan Joe Biden në Azi.

”E para ishte një raketë balistike ndërkontinentale e dyshuar (ICBM) që fluturoi afërsisht 360 kilometra në një lartësi prej 540 kilometrash”, theksoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS).

Raketat me aftësinë për të udhëtuar më shumë se 5500 kilometra llogariten si ICBM.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Dy raketat e tjera u konsideruan si raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

”Ministria e Mbrojtjes e Japonisë konfirmoi gjithashtu lëshimin e tre raketave nga Koreja e Veriut, duke deklaruar se të paktën dy ishin raketa balistike dhe e treta ishte duke u analizuar”, raportoi agjencia Kyodo.

Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut të testojë raketa balistike, të cilat mund të mbajnë një kokë bërthamore.

Që nga fillimi i këtij viti, vendi ka testuar disa herë raketa, duke përfshirë një ICBM.

ME TE LEXUARAT