Kjo shtëpi shitet me një çmim shumë të arsyetueshëm, por kujdes se ka një...
Një shtëpi në Skoci do të dalë në ankand për vetëm 10 mijë paund. Por para se të hyni në të, ju duhet që të kaloni nëpër ‘male’ me mbeturina dhe papastërti.
Shtëpia në fjalë ka dy dhoma gjumi dhe është një projekt i përsosur DIY për blerësit e mundshëm që nuk e kanë problem të bëjnë rinovime për ta bërë banesën të tyren.
Mediat e huaja shkruajnë se shtëpia vjen e “kompletuar” me një grumbull dheu, dy televizorë të thyer, dërrasa të ndryshme, disa enë boshe me bimë dhe një derë të bardhë e cila është hequr nga menteshat dhe e mbështetur në një mur, e gjithashtu në dhomën e ndenjes ka një karrocë supermarketi, shkruajnë mediat britanike.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Por jo vetëm kaq, pasi shtëpia gjithashtu ka nevojë për punë strukturore pasi ka pjesë të tavanit që janë shembur dhe ka myk të zi që vazhdon të ngjitet në mure, i cili është i vështirë për t’u hequr qafe.
Një nga dhomat e gjumit është e mbushur me thasë me mbeturina dhe pëlhura të ndotura, si dhe një tub alumini dhe dritarja është e mbuluar nga një leckë e ndotur
Ekziston gjithashtu një numër i madh i degëve të pemëve që zgjaten deri brenda shtëpisë. Pavarësisht papastërtisë, prona ka dalë në shitje në ankand përmes shtëpisë së ankandit McHugh&Co.
Mund të jetë një investim ideal për blerësit për herë të parë që janë të gatshëm të ndërmarrin një projekt për të marrë një shtëpi për shumë më lirë se çmimi mesatar. Nga ankandi është reklamuar si një “shtëpi që kërkon modernizim të plotë”.
Shtëpia gjendet afër stacionit të trenit në Hartlepool, një stacion që ka lidhje direkte me qytete si Sunderland, Durham dhe Newcastle, teksa marina është vetëm 10 minuta larg me makinë. Shtëpia ka dalë në ankand zyrtarisht që nga 23 maji, me një çmim fillestar prej vetëm 10 mijë paundë.