Kishte planifikuar sulm në një treg Krishtlindjesh, bie në pranga 17 vjeçari
Një 17 vjeçar gjerman me origjinë turke është arrestuar në Gjermani pasi kishte planifikuar një sulm në një treg Krishtlindjesh. Siç raportohet autoritetet ranë në gjurmët e 17-vjeçarit nga bisedat telefonike të përgjuara dhe komunikimet e tjera në rrjetet islamike. Agjencitë gjermane u informuan edhe nga homologët e tyre amerikanë.
Informacioni i parë nga shërbimet sekrete amerikane u dha pranverën e kaluar dhe më pas çështja u mor përsipër nga prokuroria e Flensburgut, në Schlesëig-Holstein. I riu u arrestua të mërkurën e kaluar në Elmshorn, Schlesëig-Holstein dhe tani është në paraburgim, shkruan gazeta gjermane.
“Mund të siguroj se po hetojmë një rast të planifikimit të një akti të rëndë dhune që do të rrezikonte shtetin dhe jetën e njerëzve. Një urdhër arresti është lëshuar për një 17-vjeçar”, tha për gazetën prokurori i qarkut Bird winterfeld.