Kina i kthen shpinën vaksinës, miraton përdorimin e 3 ilaçeve popullore për të mposhtur Covid-19

Bota

Kina i kthen shpinën vaksinës, miraton përdorimin e 3

Qeveria kineze ka miratuar së fundmi përdorimin e tre ilaçeve popullore  për të ndihmuar në trajtimin e Covid-19. Mediat e huaja kanë bërë me dije se në këtë formë, Kina nuk shpreson se vaksina mund ta shpëtojë shoqërinë njerëzore nga armiku i padukshëm.

Mediat shkruajnë se agjencia përdori një procedurë të posaçme miratimi për t’i dhënë dritën jeshile të 3-ja produkteve të cilat ndihmojnë në trajtimin e Covid-19. Ndërkohë që siguria dhe efektiviteti i ilaçeve bimore, është një nga temat më të diskutuara në Kinë pasi sigurisht ka edhe skeptikë.

Megjithëse shumë prej ilaçeve bimore janë përdorur për qindra vite, kritikët argumentojnë se nuk ka asnjë provë shkencore  për të mbështetur përfitimet e tyre të supozuara. Në vitet e fundit, ilaçet popullore janë cilësuar si krenari kombëtare nga Presidenti kinez Xi Jinping.

ME TE LEXUARAT