Kërcënohet kryetari i bashkisë, i dërgohet zarfi me tre plumba

Bota

Kërcënohet kryetari i bashkisë, i dërgohet zarfi me tre

Një zarf që përmban tre plumba iu dërgua kryetarit të bashkisë së San Severo, Francesco Miglio. 

Pakoja u dërgua të martën në mëngjes tek Palazzo Celestini, ku është vendosur komuna. Kryetari menjëherë raportoi incidentin në polici ndërsa dje u mbajt një mbledhje e jashtëzakonshme e komitetit për rendin dhe sigurinë publike.

“Ne kemi besim të fortë në punën e institucioneve dhe nuk e lejojmë veten të na frikësojë as ky episod” – tha kryetari i bashkisë, Miglio. 

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky incident vjen disa ditë pas incidentit të rëndë që ndodhi në zyrat e Këshilltarit për Politikat Sociale të Qytetit, ku një burrë nxori një thikë në prani të punonjësve duke kërkuar të fliste me Shefin e degës.

Kërcënohet kryetari i bashkisë, i dërgohet zarfi me tre

“Ne synojmë të vazhdojmë angazhimin tonë për San Severo dhe për të gjithë qytetarët e San Severo me ndershmëri, besnikëri dhe pasion “, – përfundon Miglio.

ME TE LEXUARAT