Kërcënohet ish-kryeministri italian, i dërgojnë një zarf me dy plumba

Bota

Kërcënohet ish-kryeministri italian, i dërgojnë një

Ish- kryeministri italian Matteo Renzi  është kërcënuar së fundmi, pasi i dërguan në seant një zarf me dy plumba, bëjnë me dije mediat italiane, ndërsa kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Renzi kërcënohet. Pas publikimit të lajmit, ish- kryeministri pati mbështetjen e presidentes së Senatit Elisabetta Casellati, solidaritet që u vlerësua nga Renzi. “Faleminderit të gjithëve. Le të ecim përpara së bashku me liri dhe guxim”, komentoi udhëheqësi i Italia Viva

Këtë veprim, zëvendës Ministrja e Transportit, Teresa Bellanova, e cilësoi si një kërcënim të frikshëm, ndërsa deklaron se nuk duhet të trembemi. “Shpresoj se do të dënohet vendosmërisht nga të gjithë. Është koha t’i thuhet mjaft kësaj politike të zhytur në dhunë dhe urrejtje me forcë dhe krenari. Ne nuk do të trembemi “, tha ajo. 

Ndërkohë që ministri i Jashtëm Luigi Di Maio deklaron se ky veprim duhet dënuar. “Solidaritet me senatorin Matteo Renzi, çdo formë frikësimi është për tu dënuar” , shkruan Di Maio.

ME TE LEXUARAT