Kapet me 20 kg kokainë çifti shqiptar në Itali, arrestohet gruaja, burri arrin që të arratiset

Bota

Kapet me 20 kg kokainë çifti shqiptar në Itali, arrestohet
20 kg kokainë i janë sekuestruar një çifti shqiptar në Taranto të Italisë. Droga ishte fshehur në një depo me mjete bujqësore, ngjitur me shtëpinë, ku agjentët gjetën një qese plastike të zezë me më shumë se 14 kg kokainë ndërsa në një tjetër qese 5 kg me të njëjtën substancë narkotike.

Nga operacioni u arrestua gruaja me origjinë shqiptare, ndërsa burri arriti që të arratiset duke u shpëtuar agjentëve. Por si arrestuan? Policia italiane kishte rënë prej pak kohësh në gjurmët e çiftit, ndërsa ndoqën shqiptarin gjatë takimeve me korrierët e drogës, që gjithashtu ishin shqiptarë.

Agjentët ndërhynë duke ndaluar shqiptarin, të cilit iu gjetën 900 euro me vete që nuk arriti të shpjegonte burimin duke qenë nervoz, kjo i shtyu efektivët që të bënin kontroll në banesën e tij ku u gjet kokaina dhe një sasi e vogël kanabisi.

Por gjatë kontrollit që po bëhej në shtëpinë e çiftit, shqiptari u arratis duke shpëtuar, ndërsa gruaja e tij u prangos.

ME TE LEXUARAT