Kanadaja përgatitet të “luftojë” me Trumpin! Gati kundërtarifat ndaj mallrave amerikane

Bota

Kanadaja përgatitet të “luftojë” me Trumpin! Gati

Kanadaja po përgatitet të hakmerret me një listë te gjatë tarifash dërrmuese mbi mallrat amerikane nëse Presidenti i zgjedhur Donald Trump ndjek planet e tij për t`i shtuar me 25% taksat mbi artikujt e importuar kanadezë, pohuan për CNN persona që kanë njohuri mbi çështjen.

Përgatitjet e Otavës tregojnë se si rritja e tarifave mund të nisë një luftë të ashpër tregtare, e cila në fund kërcënon të rrisë çmimet për një numër mallrash të konsumit në mbarë botën.

Zyrtarët kanadezë po punojnë për një listë me dhjetëra produkte amerikane që Shtetet e Bashkuara eksportojnë në Kanada, duke synuar sidomos artikuj që mund të përcjellin një mesazh politik dhe të shkaktojnë një dëm të konsiderueshëm ekonomik, thanë dy burime.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të përfshira në listën e artikujve të konsideruar për tarifa janë produkte të qeramikës, ato të çelikut, mobiljet, disa pije alkoolike si uiski Bourbon dhe Jack Daniels, lëngu i portokallit dhe ushqimi për kafshët shtëpiake.

Eksportet amerikane të energjisë janë gjithashtu pjesë e listë dhe– si mjeti i fundit – Kanadaja mund të vendosë një taksë për produktet energjetike që eksporton në Shtetet e Bashkuara.

Burimet paralajmëruan se asgjë nuk është vendosur ende përfundimisht dhe lista mund të ndryshojë. “Unë mendoj se duhet të jemi gati,” tha Melanie Joly, ministrja e jashtme e Kanadasë, gjatë një bisede me gazetarët në Otava  ndërsa ajo po shkonte në një takim të kabinetit për të diskutuar listën e tarifave hakmarrëse.

“Unë mendoj se kur Presidenti Trump flet, ne dëgjojmë dhe duhet ta marrim atë shumë seriozisht,” tha Joly, duke shtuar se ishte e rëndësishme që presidenti i zgjedhur dhe njerëzit që e këshillojnë atë të dinë se do të kishte pasoja nëse ai vendos tarifa mbi produktet kanadeze dhe të mbajë parasysh se edhe Kanadaja ka mekanizmat e saj të përgjigjes./tch

ME TE LEXUARAT