Jens Stoltenberg: Anëtarësimi i Finlandës do të forconte NATO-n

Bota

Jens Stoltenberg: Anëtarësimi i Finlandës do të forconte

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Jens Stoltenberg është shprehur sot se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të forcënte aleancën por dhe vetë Finlandën.

"Nëse Finlanda vendos të aplikojë, ata do të mirëpriten ngrohtësisht në NATO dhe procesi i anëtarësimit do të jetë i qetë dhe i shpejtë. Finlanda është një nga partnerët më të ngushtë të NATO-s, një demokraci e pjekur, një anëtare e Bashkimit Evropian dhe një kontribues i rëndësishëm për sigurinë euroatlantike”, thotë Stoltenberg.

A do të ketë një luftë pa fund që nuk mund të fitohet në Evropë? Ky është skenari të cilit i druhen dhe për të cilin po përgatiten udhëheqësit e NATO-s, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë tashmë në muajin e tretë, po jep pak shenja se do të ketë një fitore vendimtare ushtarake nga secila nga palët dhe nuk duket të ketë zgjidhje në horizont.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Mundësia e një ngërçi po nxit shqetësimet se Ukraina mund të mbetet një fushë beteje vdekjeprurëse në Evropë dhe një burim paqëndrueshmërie kontinentale dhe globale për muajt, apo edhe vitet në vazhdim. 

Siguria energjitike dhe ajo ushqimore janë shqetësimet më urgjente, por mbështetja masive perëndimore për Ukrainën, ndërkohë që bota ende nuk ka dalë nga pasojat e pandemisë së koronavirusit dhe përballet me efektet e ndryshimeve klimatike, mund të dobësojë edhe më tej ekonominë globale. Dhe nëse Rusia vendos ta përshkallëzojë konfliktin, rreziku i një konflikti më të gjerë rritet.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre po furnizojnë vazhdimisht me armë vdekjeprurëse Ukrainën për ta ndihmuar në luftë. Ndërsa shumica e analistëve thonë se Kievi më së paku po reziston, rrjedha e furnizimeve duhet të vazhdojë nëse aleatët duan të mbështesin premtimin e Presidentit Volodomyr Zelenskyy për fitore, ose të paktën për të frenuar ose zmbrapsur përparimet e Moskës.

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka sinjalizuar ndonjë gatishmëri për të intensifikuar agresionin as me mobilizim të përgjithshëm të trupave as me përdorim armësh jokonvencionale, por as nuk ka shfaqur ndonjë shenjë tërheqjeje. As presidenti Zelenskyy, i cili thotë se Ukraina jo vetëm që do ta mposhtë agresionin aktual rus, por do të rimarrë kontrollin e Krimesë dhe zonave të tjera që Rusia i ka pushtuar ose kontrolluar që nga viti 2014, nuk ka dhënë shenja tërheqjeje.

ME TE LEXUARAT