“Jemi në pauzë”/ Gruaja e Volodymyr Zelensky flet mbi marrëdhënien e saj me presidentin

Bota

“Jemi në pauzë”/ Gruaja e Volodymyr Zelensky flet mbi

Prej gati pesë muajsh, Rusia ka nisur pushtimin ndaj Ukrainës. Gjendja e vështirë e vendit duket se ka ndikuar edhe në marrëdhënien e presidentit, Volodymyr Zelensky dhe Zonjës së Parë, Olena Zelenska.

Kjo e fundit, ka realizuar një intervistë për CNN, ku është shprehur se për shkak të gjendjes ku ndodhet vendi i tyre, ajo nuk mundet ta takojë shpesh bashkëshortin e saj.

Por jo vetëm kaq, pasi zonja e parë e Ukrainës deklaroi se marrëdhënia e saj me Zelenskyn është “në pauzë”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Kjo nuk është normale. Nuk është një marrëdhënie normale kur fëmijët nuk mund ta shohin babanë e tyre dhe duhet të flasin me të në telefon. Kështu që marrëdhënia jonë është në pauzë ashtu siç është për të gjithë ukrainasit”, u shpreh nëna e dy fëmijëve.

“Ne presim të bashkohemi, të jemi sërish bashkë, të kalojmë mbrëmjet së bashku, të flasim me fëmijët për gjërat e tyre”, shtoi bashkëshortja e presidentit ukrainas.

Ndërkohë ju kujtojmë që presidenti dhe bashkëshortja e tij, refuzuan që me 24 shkurt, kur nisi lufta në Ukrainë të largohen nga vendi i tyre.

ME TE LEXUARAT