“Janë pengesë”/ Ia vuri kusht njerka, babai hedh nga kati i 15-të dy fëmijët

Bota

“Janë pengesë”/ Ia vuri kusht njerka, babai hedh nga kati

Një baba dhe partnerja e tij e re, të cilët organizuan vrasjen e dy fëmijëve të tij të vegjël duke i hedhur nga dritarja e katit të 15-të, u ekzekutuan sot në Kinë. Ngjarja shokuese, e cila shkaktoi zemërim në vend, ndodhi në nëntor 2020 në një bllok apartamentesh në qytetin e Chongqing.

Zhang Bo tregoi se vrau dy fëmijët e tij, djalin 1-vjeç dhe vajzën 2-vjeç nga martesa e parë për të kënaqur partneren e tij të re, Ye Chengchen, në mënyrë që të mund të martohej me të.

Familja e Ye Chengchen nuk pranonte që ajo të martohej me një burrë që tashmë kishte fëmijë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Mëngjesin e 31 janarit 2024, Gjykata e Ndërmjetme Popullore Nr. 5 e Chongqing zbatoi urdhrin e lëshuar nga Gjykata e Lartë Popullore dhe ekzekutoi Zhang Bo dhe Ye Chengchen”, u tha në një deklaratë të institucionit të drejtësisë në Kinë.

Çifti u dënua me vdekje në shkallë të parë dhe vitin e kaluar gjykata e apelit la në fuqi vendimin.

Kur filloi lidhjen e saj me Zhang Bo, Ye Chengchen nuk e dinte që ai ishte ende i martuar dhe kishte fëmijë. Por edhe kur e mori vesh, vendosi të vazhdojë lidhjen.

Pas divorcit me ish-gruan në shkurt 2020, Zhang Bo pranoi të rriste djalin e tij 1-vjeçar deri në moshën 6 vjeç. Megjithatë, partnerja e tij e re besonte se vetë ekzistenca e këtyre fëmijëve ishte një “barrë për jetën e tyre të ardhshme së bashku” dhe një “pengesë” për martesën e saj me Zhang Bo.

Ajo ushtronte presion të vazhdueshëm ndaj partnerit të saj për t’i vrarë. Të dy vendosën të inskenojnë krimin si rënie aksidentale, nënvizoi gjykata, duke deklaruar se veprimi i tyre ishte çnjerëzore dhe që sfidon kufijtë e moralit.

 

 

ME TE LEXUARAT