Ishte ngarkuar në Shqipëri, policia "bingo" në Turqi, kapet 1.5 ton drogë mes shkurreve

Bota

Ishte ngarkuar në Shqipëri, policia "bingo" në Turqi,

Xhandarmëria dhe policia turke kanë kapur 1.5 ton drogë të ardhur nga Shqipëria. Burime zyrtare bëjnë me dije se droga është e llojit kanabis sativa dhe u gjet në një zonë bregdetare, fshehur në një zonë të pyllëzuar.

Nga operacioni, deri më tani janë arrestuar tre persona.

Operacioni

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas mediave turke, policia kishte marrë informacion se gjatë këtyre ditëve në zonën e Muglas do të mbërrinte një sasi e madhe droge nga Shqipëria. Menjëherë pas marrjes së informacionit ka nisur kontrolli i territorit duke konstatuar mjetin lundrues që u fut në zonë për të lënë sasinë e madhe të drogës. Pasi konstatuan mjetin, policët shkuan në vendin ku dyshohej se ishte lënë lënda narkotike duke e sekuestruar atë.

ME TE LEXUARAT