Ish ushtaraku vret me hark gruan dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Bota

Ish ushtaraku vret me hark gruan dhe dy vajzat e komentatorit të BBC

Bashkëshortja dhe dy vajzat e komentatori të garave në BBC, John Hunt mbeten të vrara pas një sulmi të dyshuar me hark nga nje i ri.

Mediat raportojnë se Policia në Londër është vënë në kërkim të një të riu në veri të qytetit, i cili dyshohet të jetë autor i sulmit.

Viktimat janë Carol Hunt, 61 vjeç dhe dy vajzat Louise, 25 vjeç dhe Hannah, 28 vjeç. Sipas policisë, ato vdiqën në banesën e tyre në Ashlyn Close, Bushey, Hertfordshire, të martën ne mbrëmje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

I autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë, policia ka identifikuar Kyle Clifford, 26 vjeç nga Enfield i Londrës.

Kyle Clifford, 26 vjeç, u pa duke u lidhur në pjesën e pasme të një ambulance në zonën Hillly Fields të Enfield, në veri të Londrës, nga forca policie te armatosur dhe mjekët ndihmës të mërkurën pasdite. 

Dëshmitarët thanë se e panë të dyshuarin duke e larguar me barelë ndërsa po merrte trajtim mjekësor përpara se të dërgohej në Spitalin Mbretëror të Londrës.

Autori i dyshuar ka nje te shkuar si ushtarak.

Ai besohet se i ka lidhur viktimat para se ti shenjestronte me hark dhe arme te tjera me te cilat u mori jeten.

Pas ngjarjes, teksa kaluan disa ore ndjekje, ai u arrestua ne varreza prane zones se krimit.

 

ME TE LEXUARAT