Ish-truproja i Putinit arrestohet për ryshfet

Bota

Ish-truproja i Putinit arrestohet për ryshfet

Hetuesit ushtarakë rusë nisën një rast penal kundër gjeneralmajorit, Vadim Dragomiretsky, zëvendës komandant i distriktit qendror të Gardës Kombëtare të Rusisë, këtë të hënë, pasi ai u akuzua për marrje të ryshfetit.

“Me vendim të drejtorit të Gardës Kombëtare Ruse, Viktor Zolotov, janë dërguar dokumente për lirimin nga detyra e Dragomiretskyt”- tha ligjvënësi, Alexander Khinshtein.

“Natyrisht, nën peshën e provave, Dragomiretsky u ‘detyrua’ sot të pranonte fajin”, tha Khinshtein, raporton Reuters.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ish-truproja i Vladimir Putinit, Zolotov dhe njeriu që i raportonte drejtpërdrejt presidentit rus, ishte në mesin e udhëheqësve ushtarakë rusë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara pas pushtimit të Ukrainës.

“Shembulli i gjeneralit Dragomiretsky tregon edhe një herë vendosmërinë e udhëheqjes së Gardës Kombëtare Ruse në biznesin e pastrimit të gradave të tyre”, tha Khinshtein.

Ky i fundit nuk ndau detaje të provave për çështjen kundër Dragomiretsky, apo rolin e tij në këtë rast nëse ka, por tha se masa ishte rezultat i përpjekjeve të Shërbimit Federal të Sigurisë dhe Gardës Kombëtare.

Khinshtein tha se Dragomiretsky dyshohet se kishte marrë ryshfete nga një kontraktor që rindërtoi një njësi ushtarake në rajonin e Moskës.

Të dhënat paraprake thuhet se ai ka marrë 19 milionë rubla (235 mijë euro)./tch

ME TE LEXUARAT