Ish-kryeministrja e Bangladeshit hetohet për vrasje

Bota

Ish-kryeministrja e Bangladeshit hetohet për vrasje

Një gjykatë në Bangladesh ka hapur një hetim për vrasje ndaj ish-kryeministres Sheikh Hasina dhe gjashtë figurave kryesore në administratën e saj lidhur me vrasjen e një burri nga policia gjatë trazirave civile muajin e kaluar.

Shtetasi Amir Hamza ngriti një padi ligjore për vrasjen e shitësit ushqimor Abu Saeed, tha avokati i Hamzës, Anwarul Islam, shkruan Al Jazeera. Saeed u qëllua më 19 korrik ndërsa policia qëlloi mbi studentët protestues dhe njerëzit e tjerë që demonstronin kundër kuotave në punët qeveritare në zonën Mohammadpur të Dhakës.

Hamza tha se ai nuk ishte i lidhur me Saeed, por vullnetarisht iu drejtua gjykatës sepse familja nuk kishte financa për të ngritur çështjen.

Ai fajësoi Hasinën, e cila kishte bërë thirrje për veprime të forta për të shuar dhunën.

“Unë jam i pari qytetar i thjeshtë që tregova guximin për të ndërmarrë këtë hap ligjor ndaj Sheikh Hasinës për krimet e saj. Unë do ta shoh rastin deri në fund”, tha Hamza për agjencinë e lajmeve Reuters.

Udhëheqësit studentorë që drejtuan lëvizjen e protestës kanë kërkuar vazhdimisht që ish-kryeministrja të përballet me gjyqin për vrasjet e dyshuara të kryera gjatë mandatit të saj, përfshirë gjatë protestave të fundit.

Çështja është e para e ngritur kundër Hasinës pas trazirave të fundnit që vranë më shumë se 300 njerëz.

ME TE LEXUARAT