Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj shkrimtarit Salman Rushdie
Ministria e Jashtme e Iranit mohoi të hënën përfshirjen e Iranit në sulmin me thikë ndaj shkrimtarit Salman Rushdie. Një zëdhënës i ministrisë u tha gazetarëve se “askush nuk mund të fajësohet me përjashtim të vetë shkrimtarit Rushdie dhe mbështetësve të tij”.
Novelisti vazhdon të jetë në spital dhe një agjent i tij tha se “ ndonëse ai ka një rrugë të gjatë përpara drejt përmirësimit, gjendja po ecën në drejtimin e duhur”.
Djali i shkrimtarit, Zafar Rushdie, përmes një deklarate vinte në dukje se “ndonëse plagët janë të rënda, ai nuk e ka humbur ndjenjën e humorit”. Hadi Matar, personi i akuzuar për sulmin me thikë ndaj shkrimtarit, ndërsa ai po ngjitej në skenë për një fjalim, deklaroi pafajësinë para gykatësit. Ai po mbahet i arrestuar nën akuzat për sulm dhe tentativë vrasje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Në vitin 1988, pas botimit të librit të famshëm “Vargjet Satanike”, Ajatollahu Ruhollah Khomeini, udhëheqësi suprem i Iranit në atë kohë, lëshoi një urdhër fetar, “fatwa” për vrasjen e shkrimtarit, ose të kujtdo tjetër që kishte lidhje me botimin e librit, pasi ai konsiderohej si blasfemi ndaj Isamit.
Megjithëse Khomeini ka vdekur, “fatwa” vazhdon të jetë në fuqi. Salman Rushdie jetoi i fshehur për rreth 9 vjet pas lëshimit të urdhërit, por më pas ka kaluar një jetë më normale.