Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për të goditur Kievin, SHBA në alarm

Bota

Irani ka furnizuar Rusinë me raketa balistike për të goditur

Irani ka transferuar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për të ndihmuar Moskën që të vijojë luftën në Ukrainë.

Një burim ukrainas për Sky News ka konfirmuar lëvizjen e Teheranit duke thënë se janë më shumë se 200 raketa që i janë dorëzuar Kremlinit, çka shënon një rritje të konsiderueshme të mbështetjes ushtarake iraniane për Moskën.

Ndërkohë, drejtori i CIA-s Bill Burns teksa u pyet për këtë zhvillim të ri kur ai u shfaq në një ngjarje në Londër me homologun e tij britanik, kreun e MI6 Sir Richard Moore refuzoi ta konfirmonte atë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nëse Irani do të dërgonte raketa balistike… do të ishte një përshkallëzim dramatik i natyrës së partneritetit të mbrojtjes”, tha Burns.

Ndërkohë burimi ukrainas tha se një anije ruse transportoi raketat Fatah-360, secila me një rreze prej më shumë se 70 miljesh, në një port rus në Detin Kaspik.

Parashikohet që municionet tani do t’i nënshtrohen testeve, ndërsa ushtria ruse do të kryejë stërvitje me to përpara se të nisen për tu përdorur në front kundër Ukrainës.

Regjimi iranian ka furnizuar tashmë sasi të mëdha dronësh sulmues, si dhe predha artilerie dhe municione, duke ndihmuar në fuqizimin e fuqisë së zjarrit rus në fushën e betejës me efekt shkatërrues.

Prej kohësh ka ekzistuar dyshimi se Irani mund të ketë furnizuar me raketa balistike Rusinë.

ME TE LEXUARAT