Infeksioni i syrit përhapet me shpejtësi, mbyllen 56 mijë shkolla
Dhjetëra mijëra shkolla në një provincë pakistaneze u mbyllën sot pasi një infeksion viral i syrit goditi gati 100,000 njerëz.
“Rreth 56,000 shkolla fillore dhe të mesme në provincën qendrore të Punjab duhet të qëndrojnë të mbyllura deri të hënën“, tha ministri rajonal i Shëndetësisë Jamal Nasir.
Konjuktiviti viral, i njohur si syri rozë, është përhapur me shpejtësi në të gjithë krahinën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Gati 100,000 njerëz janë infektuar deri më tani, dhe autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të kufizojnë kontaktin fizik dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre“, tha Nasir.
Kryeministri i Punjabit Mohsin Naqvi tha se qeveria lokale do të nxjerrë udhëzime se si të parandalohet infeksioni para të hënës