“Incident” diplomatik në Londër, deklaratat e Mitsotakis "tërbojnë" Sunak, anulohet takimi i tyre

Bota

“Incident” diplomatik në Londër, deklaratat e Mitsotakis

Reagime të forta ka shkaktuar në Britani qëndrimi i kryeministrit të vendit Rishi Sunak për anulimin e takimit me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, pas deklaratave të këtij të fundit në BBC për çështjen e skulpturave të Partenonit.

“Diplomaci shumë e keqe. Kryeministrat britanikë nuk bëjnë ofendime të tilla ndaj homologëve të tyre miq”, ka reaguar një qytetar.

“Sjellja e qeverisë britanike është fyese për Greqinë. Skulpturat e Partenonit janë pronë greke dhe duhet të kthehen në Greqi”, thotë një tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Intervista e Kyriakos Mitsotakis me BBC në tokën britanike me Skulpturat e Partenonit në sfond ishte arsyeja që kryeministri britanik Rishi Sunak të anulonte takimin e planifikuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në 10 Doëning Street në Londër nesër.

Duke folur për BBC, Mitsotakis theksoi , ndër të tjera, se Skulpturat e Partenonit “do të dukeshin më mirë në Muzeun e Akropolit. Nuk është çështje kthimi, Skulpturat janë të Greqisë dhe janë vjedhur”.

ME TE LEXUARAT