Çifti Rama takohet me mbretin Felipe të Spanjës, spikeri i TV: Më vjen keq, nuk e di kush janë
Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, ndodhen në Spanjë në një ceremoni zyrtare të organizuar nga Mbreti Felipe.
Siç shihet dhe nga pamjet, ata kanë pozuar krah çiftit mbretëror dhe janë larguar për t’ju lënë vendin liderëve të tjerë.
Mbreti Felipe ka rezervuar një pritje për të gjithë kryeministrat, ndërsa ceremonia është transmetuar direkt nga televizionet spanjolle.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Spikeri i njërit prej tyre nuk ka njohur çiftin kryeministror të Shqipërisë. “Më vjen keq po nuk e di kush janë personat”, thotë ai gjatë transmetimit.
Gjate qendrimit ne Madrid, Rama ka marre pjese edhe ne takimet ne kuader te aleances veriatlantike ku po diskutohen ceshtje te aktualitetit nderkombetar perfshire edhe sanksionet ndaj Rusise dhe lufta ne Ukraine.
Aleanca pritet te shtohet edhe me dy vende anetare te reja, pasi Turqia ka hequr bllokimin per Finlanden dhe Suedine.