Tërmeti trondit kete shtet, ja sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
30 Janar 2023, 08:54
Bota
Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Qarkun Saya të Prefekturës Axu në Rajonin Autonom të Xinjiang Uygur, njoftoi Agjencia zyrtare e lajmeve kineze Xinhua, duke cituar Qendrën e Rrjetit Sizmologjik të Kinës .
Thellësia e tërmetit raportohet se ishte 50 kilometra dhe epiqendra e tij ndodhej në një zonë të pabanuar dhe të largët.
Ndërkohë lëkundjet janë ndjerë edhe në zona të banuara, ku megjithatë nuk raportohet për viktima apo dëme të rënda materiale.