Sulmi terrorist në xhami, shkon në 87 numri i viktimave

Bota

Sulmi terrorist në xhami, shkon në 87 numri i viktimave

Është rritur në të paktën 87 persona numri i të vdekurve, pas një sulmi vetëvrasës në një xhami, i cili kishte në shënjestër policët në provincën pakistaneze të Peshavarit, raporton BBC.

Xhamia është brenda një zone me siguri të lartë, aty ku ndodhet stacioni i Policisë, dhe një hetim është duke u zhvilluar për mënyrën se si sulmuesi ka hyrë brenda.

Kryeministri i Pakistanit dhe liderë të tjerë kanë dënuar aktin e së hënës – një nga sulmet më të rënda në vend në vitet e fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Talibanët pakistanezë kanë mohuar përfshirjen në këtë sulm.

Dëshmitarët okularë i thanë dje Radio Mashaal se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë derisa besimtarët, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë, ishin mbledhur për lutjet e pasdites në Xhaminë e Linjës së Policisë më 30 janar.

“Terroristët duan të krijojnë frikë duke vënë në shënjestër ata që kanë për detyrë ta mbrojnë Pakistanin”, tha kryeministri Shehbaz Sharif, i cili shpalli ditë zie kombëtare.

Ekipet e shpëtimit janë ende duke u përpjekur të tërhequr besimtarët e mbetur në rrënoja.

“Operacioni i shpëtimit ka vazhduar për më shumë se 18 orë”, tha zëdhënsësi Mohammad Bilal Faizi.

“Trupat e 20 personave të tjerë janë gjetur dhe ka frikë se disa trupa mund të jenë ende nën rrënoja”.

Një zëdhënës i spitalit konfirmoi se më shumë se 100 persona mbetën të plagosur. Ndërkohë, funeralet janë kryer për më shumë se 20 policë, ku arkivolet e tyre janë mbështjellur me flamurin e Pakistanit.

Midis 300 dhe 400 policë kishin qenë në atë zonë në kohën kur ndodhi sukmi, tha më herët për mediat lokale shefi i policisë së Peshavarit, Muhammad Ijaz Khan.

Sharif tha se ata që qëndronin pas sulmit nuk kishin “asnjë lidhje me Islamin”. Ai shtoi se “i gjithë kombi po qëndron i bashkuar kundër kërcënimit të terrorizmit”.

Talibanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përsipër sulme të ngjashme në të kaluarën. Grupi radikal ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit.

Që kur grup i ndarë nga qeveria talibane e Afganistanit i dhanë fund armëpushimit në nëntor, dhuna në vend është rritur që atëherë.

Në dhjetor grupi synoi një stacion policie – si Peshavar, në veriperëndim të vendit – duke çuar në vdekjen e 33 militantëve.

Shpërthimi i së hënës ndodhi rreth orës 13:30 gjatë lutjeve të pasdites në qytetin veriperëndimor, i cili është afër kufirit të vendit me Afganistanin. REL

ME TE LEXUARAT