I shtrirë “tapë” përtokë dhe duke folur fjalë të pista, ish zv.kryeministri “lë nam” në rrjet

Bota

I shtrirë “tapë” përtokë dhe duke folur

Videoja në të cilën ish-zëvendëskryeministri i Australisë, Barnaby Joyce, ku shfaqet i shtrirë përtokë në gjendje të dehur dhe duke folur në mënyrë të pakuptimtë, ka shkaktuar reagime të forta në rrjet.

Pamjet u regjistruan pak para mesnatës së të mërkurës së kaluar në një rrugë në zonën e Brandon. Në pamje, politikani 56-vjeçar dëgjohet duke thënë fjalë të pista, ndërsa rezultoi se ai po fliste me gruan e tij.
Ndërkohë, pas ngjarjes, videos, Joyce pranoi se kishte konsumuar alkool pasi Parlamenti ishte ndërprerë në orën 22 të asaj dite.

“Kam bërë një gabim të madh. Nuk kam asnjë justifikim. Por ka një shpjegim. Jam me mjekim dhe ka efekte anësore nëse pi alkool në të njëjtën kohë.”, -u përpoq të justifikonte zyrtari. Megjithatë, deputeti i Nationals refuzoi thirrjet për të dhënë dorëheqjen duke thënë, megjithatë, se “ky nuk është vendimi im. Unë nuk do të hyj në një dialog të pafund për atë që njerëzit e tjerë duan që unë të bëj.”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

ME TE LEXUARAT